Lutje për Riçin
Të lutem, Zot, ndihmoje motrën time.
Të lutem, nënë, lutju Zotit
Që ta ndihmojë Riçin.
Është e sëmurë Riçi,
Është lodhur e po vuan.
Ndihmojeni, ju lutem,
Shpëtojeni, ju lutem.
Gjithë jetën ndihmoi të tjerët,
Gjithë jetën u cfilit për të tjerët.
Kurrë nuk u ankua,
Gjithnjë e urtë,
Kurajoze, vetëmohuese.
Ndihmojeni, ju lutem,
Shpëtojeni, ju lutem!
Ndodhem larg e s'mund t'i rri pranë
T'i japë zemër, t'i japë kurajo,
T'ia lehtësoj vuajtjet,
Të vuaj edhe unë bashkë me të,
T'i marr një pjesë të vuajtjeve.
O Zot, ndihmoje, o Zot,
Dhe ti, nënë, lutju Zotit ta ndihmojë!
Bronx, l2.ll.l993, ora 9.45-l0.00